Këtë vit numri i turistëve që kanë vizituar qytetin historik të Gjirokastrës ka shënuar një rritje të konsiderueshme, ku vetëm për periudhën janar-shtator numri i tyre arriti shifrat e 150.737 vizitorëve.
Këto shifra u bënë publike gjatë analizës së kryer në qarkun e Gjirokastrës mbi sezonin turistik, për të diskutuar edhe mbi masat që do të merren për periudhën në vazhdim, transmeton atsh.
Gjatë takimit u vu në dukje se në zbatim të detyrave të Komitetit Rajonal të Zhvillimit të Turizmit dhe nga informacionet e dërguara, rezulton se është punuar me përkushtim nga të gjithë aktorët kryesorë për marrjen e masave dhe zbatimin e detyrave përkatëse për mikpritjen e turistëve vendas dhe të huaj.
“Evidentimi i të gjithë problematikave pa harruar asnjë, tregon që kemi shumë hapësira për menaxhim, organizim dhe për ti dhënë njerëzve bindjen që turizmi është një mundësi reale për një jetë më të mirë.
Në qarkun e qytetit historik të Gjirokastrës ekzistojnë të gjithë komponentët e asaj çfarë ne duam të bëjmë për turizmin në Shqipëri. Një falënderim të veçantë dua të bëj për të gjithë administratorët e njësive akomoduese të hotelerive, restoranteve, bujtinave si dhe të gjithë aktorët kryesorë në zhvillimin e turizmit, për kontributin e pa zëvendësueshëm që kanë dhënë në shërbimin dhe promovimin e vlerave të pazëvendësueshme që ka qarku ynë”, tha prefekti i qarkut Gjirokastër Astrit Aliaj, gjatë takimit.
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...