Partia Demokratike e Kosovës po përballet me krizë dhe sipas njohësve të rrethanave politike, kjo parti po shkon drejtë humbjes më të madhe, pas zhvillimeve të fundit në familjen Jashari, dhe mundësisë që nga këta të fundit të ketë një iniciativë për organizim politik në vendin ku PDK-ja gëzon elektoratin më të madh.
Se do të ketë ndikim negativ për të ardhmen e kësaj partie, krijimi i një platforme të re nga familja Jashari, e thonë edhe njohësit e çështjeve politike. Sipas tyre, ndarja mund të vije edhe si rezultat i retorikës së presidentit Hashim Thaçi, për të lëvizur kufijtë e Kosovës, për të cilët familja Jashari humbi 56 anëtarë të saj gjatë luftës.
Mazllum Baraliu, thotë për arbresh.info, se çdo lëkundje apo lëvizje do të jetë e dëmshme për partitë politike.
“Çdo lëvizje apo lëkundje mund të rritet në një proces që do të jetë i dëmshëm për një parti politike. Ne nuk e kemi ende të dhëna por indikacionet janë se atje nuk i kanë punët mirë në bashkëpunim brenda partisë dhe tashmë i kemi simptomat e para të kryetarit të tanishëm, i cili ka paralajmëruar se nuk mund të punoj kështu dhe të formoj një subjekt politik. Është një proces i cili është më mirë të ndodh ma herët se me vonë,” është shprehur Baraliu.
Sipas tij mund të jenë shumë shkaktar që kanë ndikuar te ky vendim i kryetarit të Skenderaj, Bekim Jashari, njëra prej tyre sipas Baraliut mund të jetë pikëpamjet e ndryshme partiake.
“Janë interesat e ndryshëm, pikëpamjet e ndryshme dhe këto janë faktorët që po e shtyjeni drejt këtij parimi apo edhe ndarja e rrugës partiake dhe orientuese. Nuk mundet dikush që ka pasur monopol për vitet të tëra në një komunë dhe pastaj të marxhinalizohet e të mos ketë ndikim, por mund të jetë edhe ndikimi në subjekt politik që dikush e ka ne degë apo në qendër”, deklaroi ai.
Ndryshe shprehet politologu Ramush Tahiri. Për Arbresh.info, Tahiri ka thënë se kjo parti nuk ka mund të largohet nga fryma e luftës prej nga edhe është formuar.
Ai shtonë se një nga arsyet e kësaj ndarje është edhe ndikimi i liderëve lokalë.
“PDK si parti është parti e luftës dhe parti që ka dal nga strukturat e UÇK-së, si e tillë është një parti liberiste me një frymë luftarake, por edhe më respektim të njerëzve më ndikim lokal dhe në moment të caktuar kjo parti nuk ka mund të transformohet në parti demokratike dhe ka ardhë në krizë që të pakënaqur më ndihmën e pushtetit ose më rolin në parti të fillojnë të ndahen saqë është rasti tash po edhe më herët. Kjo do të ndikoj edhe në parti të tjera ku liderët lokal kanë ndikim. Kjo do të ndikoj në rezultatet përfundimtare sepse secili grup që ndahet i ka përkrahësit e vet dhe ndikimi i tyre është më i madhe dhe kjo do të ndikoj në rezultatin zgjedhor. Kjo është shkallë e zhvillimit dhe tek secila parti rriten apetitet brenda edhe ne ndarjen e pushtetit”, deklaroi ai.
E më kritik është Faton Mehmeti. Fajtor për gjendjen në PDK, sipas tij është presidenti i vendit Hashim Thaçi.
“Dita e ditës PDK ka rënie pasi i kanë dalur në shesh me të gjitha intrigat, mashtrimet dhe dëmet që ia ka shkaktuar vendit. Ndarja përfundimtare e idesë se familja Jashari mbështet PDK-në, kanë marrë fund me nismën për një subjekt të ri. Kjo do të shënonte edhe rrënimin përfundimtar të PDK-së, pikërisht aty edhe ku ka nisur të marrë fuqinë politike në vend. Në këtë sens e vlerësoj se PDK-ja po e kupton edhe vet se po i vije fundi. Shkaktar kryesor është, Hashim Thaçi, i cili për të shpëtuar veten ka vënë fatin e Kosovës në pazar me Serbinë, vetëm që të merr imunitet nga ndonjë përndjekje e Gjykatës Speciale. Një gjë të tillë nuk mund ta pranojë një familje si ajo Jashari, qe ka dhënë mbi 56 anëtar te saj për këtë Kosove qe është sot, me kufijtë të cilët Hashimi po mundohet t’i ndryshoj. Kufijtë e Kosovës janë të vendosura me gjak të familjes Jashari, e cila përfundimisht ka vendosur që PDK-në ta largojë nga pushteti, pasi rreziku me i madh Kosovës po i vije pikërisht nga kjo parti dhe nga njeriu që e komandon këtë parti, Hashim Thaçi,” ka thënë Mehmeti.
Deklarata e Kryetarit të Skenderajt, Bekim Jashari, se është duke u angazhuar për një platformë të re politike, siç thotë ai për të mirë të qytetarëve, ka ngjallur reagime dhe debate se partia e cila dikur thoshte së ishte më e madhja në vend, është duke shkuar drejt përçarjes, e më këtë edhe humbjes së një numri të votuesve të cilët ishin besnik të kësaj partie./V.Selimi/Arbresh.info/
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet
Roma i shpëton humbjes në momentet e fundit
Bretkosat mutante të Çernobilit po rishkruajnë historinë, çf...