Ndalohen makinat e vjetra, s’do zhdoganohen më të reja nën Euro 5 dhe të vjetrat nën Euro 4

08:08 | 2 Nëntor 2018
Arbresh.info

Zyrtarizohet vendimi për mos importimin e automjeteve me moshë më të vjetër se 10 vjet. Nga 1 Janari në doganat shqiptare nuk do të kryhet asnjë procedurë zhdoganimi për këtë kategori mjetesh, ndërkohë standardi i motorëve të lejuar është Euro 5 për autoveturat e reja dhe Euro 4 për ato të përdorura.

“Në zbatim të këtij vendimi, mjetet e reja do të jenë Euro 5, sipas standardit të BE dhe në nivelin e shkarkimit në mjedis. Makinat e përdorura është vendosur që të mos jenë më shumë se 10 vjet nga viti i prodhimit e qarkullimit të tyre, ose Euro 4”, u shpreh Pëllumb Abeshi, drejtor i përgjithshëm i politikave të mjedisit MTM.

Ndryshe nga sa qe lajmëruar qeveria ka shtyrë me tre muaj regjistrimin e mjeteve që janë importuar para datës 31 dhjetor të këtij viti, duke e shtuar me tre muaj afatin e kryerjes së procedurave të targimit.

“Deri në mars 2018, të gjithë poseduesit që do importojnë, apo që i kanë, por s’i kanë regjistruar duhet të kryejnë veprime për regjistrimin e tyre në Drejtorinë e Qarkullimit Rrugor”, sqaron ai.

Një hapësirë ka për mjetet më me interes historik dhe koleksionimi, të cilat do të lejohen të importohen nëse janë prodhim i para viteve 70. Për automjetet e targuara nuk ka kufizim moshe për të qarkulluar në rrugët e Shqipërisë dhe as nuk ndalohet shitja. Shqipëria ka një flotë mesatare automjetesh me moshë të vjetër rreth 20 vjeçare dhe qeveria synon përmes këtij vendimi të ulë ndotjen e ajrit./Top Channel

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme