Google ADS

Vazhdon edhe sot seanca plenare e ndërprerë dje

07:46 | 2 Nëntor 2018
Arbresh.info

Sot me fillim nga ora 10:00 Kuvendi do të vazhdojë seancën plenare të ndërprerë dje në mungesë kuorumi.

Gjatë seancës së djeshme Kuvendi nuk ka miratuar rezolutën e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) përmes së cilës synohej që Presidentit Hashim Thaçi t’i ndalohej përfshirja e shkëmbimit të territoreve apo “korrigjimit të kufijve” në dialogun me Serbinë.

Me 50 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi nuk arriti ta miratojë projekt-rezolutën.

Pas kësaj seance të jashtëzakonshme, Kuvendi vijoi punimet e seancës plenare të datës 13, 14, 20 shtator dhe 15 tetor.

Me mungesë korumi, Kuvendi nuk arriti të miratojë asnjë nga pikat e parapara.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme