Fatmir Limaj është skeptik nëse Kosova mund të sigurojë votat për anëtarësim në INTERPOL.
Përderisa zyrtarët e lartë të pozitës por edhe zyrtarë nga subjektet opozitare kanë shprehur optimizëm për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL, kreu i partisë NISMA Socialdemokrate është zyrtari i parë i Kosovës që ka shprehur skepticizëm.
Ai në RTV Dukagjini ka thënë se edhe dialogu ka ndikuar në uljet e pozitës negociuese të Kosovës.
“Unë jam skeptik. Po punohet por nuk është e lehtë…”, tha ai.
“Duhet një votë e madhe në favor të Kosovës. Varet edhe prej lobimit të shteteve mike të Kosovës, por ka edhe një lobim kundër anëtarësimit të Kosovës, dhe situata mund të luaj për pak vota”.
Ndërsa sa i përket procesit të liberalizimit të vizave, zëvendëskryeministri ka thënë se Kosova e ka kryer punën e vet.
“Është padrejtësi kur vizat u janë liberalizuar Serbisë, Malit të Zi, Shqipërisë, Maqedonisë e neve na kanë izoluar…Nuk mundet shteti i Kosovës të trajtohet ndryshe nga vendet e tjera të Ballkanit”.
Limaj ka thënë se BE po bën padrejtësi me Kosovën edhe sa u përket investimeve në Ballkan.
“Për kokë banori, Serbia merr nga BE dhjetëfishin e investimeve që merr Kosova…Nuk mundet të trajtohet Kosova më kështu”, deklaroi ndër të tjera Fatmir Limaj.
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...
Musliu: Rahoveci po rreshtohet me Bedri Hamzën
Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me ...
Ndërpritet qarkullimi në segmentin Kijevë-Dollc, bëhet minim...