Qendra për Zhvillimin e Karrierës – Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, në bashkëpunim të ngushtë me Ambasadën e Francës në Kosovë organizojnë sot ceremoninë e hapjes zyrtare të edicionit të parë të Panairit të Edukimit “Studioni në Francë”.
Ky panair mirëpret dhjetë universitete franceze për të paraqitur programet e tyre të studimit dhe mundësitë e lëvizjes në Francë për studentët kosovarë.
Hapja e panairit do të mbahet sot në Hollin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” në praninë e Marjan Dema rektor i Universitetit të Prishtinës, Fazli Gajraku, drejtor i Bibliotekës Kombëtare, dhe znj. Cécile Fisteberg, këshilltare për bashkëpunim dhe veprim kulturor në Ambasadën e Francës.
Ambasadori i Zvicrës: Qeveria e Kosovës ka marr hapa të mëdh...
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...
Rama: Shqipëria ka pasur rritjen më të lartë ekonomike, për ...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje