Konjufca paralajmëron protesta masive

23:41 | 1 Nëntor 2018
M. A.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka folur për dështimin e miratimit të një rezolute të propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, që do t’ia ndalonte presidentit të vendit, Hashim Thaçi, të fliste për kufijtë e vendit në dialogun me Serbinë.

Konjufca ka thënë në televizionin T7 se nëse Hashim Thaçi nuk heq dorë nga ideja për shkëmbimin e territoreve, atëherë do të ketë protesta masive në vend.

“ Duhet të ketë protesta masive në Kosovë. Kjo do të ndodh nëse Hashim Thaçi nuk ndalet dhe nuk heq dorë nga ideja e tij për shkëmbimi të territoreve. Nëse vetëm një draft apo diçka e tillë del se Thaçi dhe Vuçiqi janë marr vesh për ndonjë lëvizje të kufijve, atëherë do te protestohet. Këto protesta do të jenë masive”.

Ai ka thënë se do të përcjellën veprimet e Thaçit deri më 11 nëntor, dhe do të shihet se cfarë po ndodh deri atëherë.

Lexo edhe:

Konjufca: Deputetët i tuten Thaçit, prandaj dështoi rezoluta

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka folur për dështimin e miratimit të një rezolute të propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, që do t’ia ndalonte presidentit të vendit, Hashim Thaçi, të fliste për kufijtë e vendit në dialogun me Serbinë.

Sipas Konjufcës, dështimi i kësaj rezolute ka ndodhur për shkak të frikës së deputetëve të caktuar të Kuvendit.

Konjufca ka thënë në televizionin T7 se “konfrontimi me Hashim Thaçin ua sjell atyre në mendje se Hashim Thaçi e ka në dorë qeverinë e tyre”.

“Nëse PDK’së ia prek Hashim Thaçin, PDK’ja ta prek Qeverinë”, ka deklaruar Konjufca.

Ai ka thënë se shumë deputetë kanë dashur të ruajnë vendet e tyre në Kuvend.

Me mosvotimin e rezolutës për dialogun, Konjufca ka thënë se “ka humbur Kosova”.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme