Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa ka pësuar një aksident trafiku.
Këtë e bëri të ditur babai i Duas, Dukagjini me anë të një postimi në rrjetin social ” Twitter” ku i citoi fjalët e Duas, duke ndarë me fansat këtë rast të pakëndshëm, shkruan portali arbresh.info
“Babi, sapo e aksidentova veturën”, ka shkruar Lipa në Twitter ku ka vendosur edhe emoji duke qeshur pa kufi siç duket e ka marrë me shaka këtë gjë.
Siç shihet asgjë nuk është serioze dhe Dua nuk ka pësuar asnjë lëndim, dhe është çdo gjë në rregull me gjendjen e saj shëndetësore.
Nga ana tjetër ajo po vazhdon të shijojë sukseset e projekteve të fundit e po ashtu edhe të koncerteve, e sa i përket jetës sentimentale ajo është në lidhje me Isaac Carew. /arbresh.info/
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...
Ukraina thotë se Rusia e ka sulmuar me afër 200 dronë
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Ambasadori i Zvicrës: Qeveria e Kosovës ka marr hapa të mëdh...
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...
Rama: Shqipëria ka pasur rritjen më të lartë ekonomike, për ...