Demokratët kanë një shans 85 përqind për të fituar shumicën e vendeve në Dhomën e Përfaqësuesve
Në ditët e fundit të fushatës për në Kongres, janë disa pyetje kyçe dhe gara që duhen mbajtur në mend: Beteja për Dhomën e Përfaqësuesve A mund të fitojnë demokratët 23 vendet për të patur shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve?
Sipas RealClear Politics, epërsia e demokratëve është 49 deri 42 përqind, ndonëse anketat e tjera tregojnë një hendek më të gjerë në favor të tyre. Një tjetër tregues kyç është vlerësimi për presidentin. RealClear tregon se presidenti Donald Trump pëlqehet nga 44 përqind dhe nuk pëlqehet nga 52 përqind e të anketuarve.
Kur një president ka një vlerësim të miratimit nën 50 përqind, historia tregon se partia e tij humb mesatarisht 30 ose më shumë vende të Dhomës së Përfaqësuesve. Gjithashtu në ditët e fundit, demokratët po hedhin më shumë fonde në fushatë që më parë mendohej të ishin më të shumta në anën republikane. Me fjalë të tjera, demokratët po e zgjerojnë fushën e betejës në ditët e fundit të fushatës, një shenjë që merret nga disa analistë se numri i vendeve në Dhomën e Përfaqësuesve për demokratët është në rritje.
Faqja e internetit FiveThirtyEight për ndjekjen e politikave [[https://fivethirtyeight.com/]] thotë se demokratët kanë një shans 85 përqind për të fituar shumicën e vendeve në Dhomën e Përfaqësuesve. Beteja për Senatin Beteja për Senatin duket e ndryshme, dhe çështja këtu është, a mundet që republikanët jo vetëm të mbajnë shumicën e ngushtë që kanë në Senat por edhe ta zgjerojnë atë?
Për momentin, republikanët duken optimistë të përmbajtur, sepse shumica e garave të Senatit kanë të bëjnë me demokratët e tanishëm që përpiqen t’i shmangin sfiduesit republikanë në shtetet që votuan fuqishëm për Donald Trumpin në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.
Demokratët duket se kanë një shans të mirë për të fituar një vend të Senatit në Arizona, që u hap nga dalja në pension e kritikut të presidentit Trump, republikanit Jeff Flake. Por demokratët po përpiqen me dëshpërim të frenojnë sfiduesit republikanë në Misuri dhe Indiana dhe ende shpresojnë për një rivalitet të ashpër ndaj senatorit republikan Ted Cruz në Teksas. FiveThirtyEight thotë se republikanët kanë një probabilitet prej 85 përqind që të mbajnë shumicën e tyre në Senat. Shikoni shtetin Florida Nëse dëshironi të shihni një garë interesante ditën e zgjedhjeve, më 6 nëntor, ndiqni Floridën.
Gara për guvernator midis demokratit Andrew Gillum dhe republikanit Ron DeSantis po merr shumë vëmendje, përfshirë edhe atë të presidentit Trump. Dhe sikur kjo të mos ishte e mjaftueshme, ka edhe një garë për në Senat në Florida, midis demokratit Bill Nelson dhe guvernatorit republikan Rick Scott. Ajo që ndodh në Florida do të tregojë gjithashtu se ku janë zgjedhësit në vitin 2018, me implikime të rëndësishme se si do të votojnë ata në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në vitin 2020. Presidenti Trump fitoi me rezultat të ngushtë në Florida më 2016 dhe ka të ngjarë të ketë nevojë për një tjetër fitore, nëse shpreson rizgjedhjen më 2020.
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...