Kryetari i Nismës Socialdemokrate: Kosova urgjent duhet ta jap sinjalin se është e gatshme për të ecur përpara

21:54 | 1 Nëntor 2018
Arbresh.info

Kryetari i Nismës Socialdemokrate dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka folur për raportet me presidentin e vendit, Hashim Thaçi.

Ai ka thënë se nuk ka shpeshtuar takimet me presidentin dhe se nuk zhvillon takime private më të. Limaj ka thënë se as nuk ka afërsi dhe as largësi me Thaçin duke shtuar se i di detyrat shtetërore.

“As Hashimi, as Kadria as Ramushi nuk mundin t’i humbin momentet dhe atë që kemi kaluar. Është e njohur kjo punë që në momente të rëndësishme kemi pasur fatin të jemi bashkë. Në Rambuje, UÇK, në PDK”, ka thënë Limaj në RTV Dukagjini.

Më tutje, Limaj ka thënë se presidentin më përpara e pranon krejt opozitën bashkë se sa atë në dialog.

Nëse ka dikush problem me presidentin, Limaj ka thënë se është ai. Limaj ka shtuar se askush nuk i ka duart e lira për të negociuar në dëm të vendit. Zëvendëskryeministri ka thënë se Kosova urgjent duhet ta jap sinjalin se është e gatshme për të ecur përpara.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme