Google ADS

Këshilli i Sigurisë së Trafikut Rrugor mblidhet nesër për herë të parë pas themelimit nga Qeveria e Kosovës

20:46 | 1 Nëntor 2018
Arbresh.info

Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për themelimin e Këshillit të Sigurisë së Trafikut Rrugor, nesër në 0ra 10:30, mbahet takimi i parë i këtij këshilli.

Sipas njoftimit për media, Këshilli i Sigurisë së Trafikut Rrugor, i cili udhëhiqet nga ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, njëherit edhe kryesues i këshillit, mban takimet e veta të rregullta dhe nxjerrë vendime dhe rekomandime për ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme, në mënyrë që qytetarëve të vendit t’u ofrohet siguri më e lartë në trafikun rrugor.

Takimi mbahet në Ministrinë e Infrastrukturës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme