Ministri Daçiq: Falenderoj Kinën dhe Rusinë, Kosova rikthehet në axhendën e Këshillit të Sigurimit

19:54 | 1 Nëntor 2018
Arbresh.info

Në mbledhjen e 14 nëntorit të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara do të diskutohet për Republikën e Kosovës.

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë Ivica Daçiq e konfirmoi këtë për Tanjug.

“Programi i Këshillit të Sigurimit për nëntor u miratua, ku seanca mbi Kosovën u kthye përsëri në axhendë dhe u planifikua për 14 nëntor” tha Daçiç.

Ai shpjegoi se disa vende ende kërkuan që Kosova të mos jetë në axhendën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, por nuk kërkuan votim për të, duke e lënë dekretin tek kryesuesi.

“Dua të falënderoj Kinën për mbështetjen jashtëzakonisht të rëndësishme që Kosova të jetë përsëri në axhendën e Këshillit te Sigurimit, si dhe Rusinë dhe anëtarët e tjerë të OKB-së që e mbështesin propozimin,” tha Daçiç.

Siç mëson agjencia Beta, më 14 nëntor, do të shqyrtohet raporti i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së Antony Guterez mbi punën e UNMIK-ut.

Më herët kishte pasur tentime nga Britania e Madhe që të ndryshojë orarin dhe të rrallohen raportimet për Kosovën, gjë që ishte kundërshtuar nga Serbia dhe Rusia.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme