Të gatuash vërtetë që mund të kërkojë shkollë, por të konsumosh ushqimet duket se nuk është ndonjë mision edhe aq i vështirë!
Disa ushqime duhen gatuar, disa duhen ruajtur në frigorifer e të tjera jo… kështu mund të keni menduar deri tani, por kur të mësoni se gjithë jetën tuaj keni qenë duke i ngrënë gabim këto ushqime, do të mbeteni me gojën hapur !
Nëse keni prerë një luleshtrydhe, bëni mirë ta konsumoni menjëherë sepse lëndët ushqyese, veçanërisht vitamina C, denatyrohet dhe ju nuk përfitoni asgjë.
Ndërsa vitamina C denatyrohet kur ekspozohet në ajër, enzima që lufton kancerin e gjendur tek hudhra dhe e njohur si alicin ka nevojë për ekspozimin. Pasi të keni prerë hudhrat, lërini për të paktën 10 minuta në një pjatë para se t’i skuqni në vaj apo t’i gatuani.
Nëse kosi juaj ka grumbulluar atë substancën ujore, mos e derdhni në lavaman. Kjo substancë është në fakt hirrë që përmban vitaminë B12, proteina, kalcium dhe fosfor.
Për të përfituar nga lycopenet, enzima aktive që lufton qelizat kancerogjene,që gjendet me shumicë tek domatet dhe janë përgjegjëse për ngjyrën e kuqe të këtyre të fundit , duhet të gatuhen në temperaturë 90 deri në 100 gradë
Disa perime janë më të ushqyeshme nëse konsumohen ta pagatuara, por jo karrota. Gatujini këto të fundit për të rritur përqëndrimin e betakarotenit
Shumica e njerëzve i gatuajnë në mikrovalë shpargujt, por ky proces do të eleminonte thuajse në zero vitaminën C. Në vend të kësaj, skuqini ose gatuajini me avull.
Në vend që ta gatuani, konsumojeni atë të papërpunuar për të përfituar maksimalisht nga lëndët ushqyese si folatet, vitaminë C, kalcium etj.
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...