Kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti ka pritur sot ambasadoren e Finlandës në Kosovë, zonjën Pia Stjernvall.
Zhvillimet politike në Kosovë, e në veçanti procesi i dialogut me Serbinë ishin temat e takimit të zhvilluar në selinë qendrore të Partisë Socialdemokrate në Prishtinë.
Përderisa ambasadorja finlandeze shprehu shqetësimet e saj lidhur me mungesën e konsensusit të spektrit politik për dialogun, kryetari Ahmeti e njoftoi atë mbi propozimin e PSD-së për platformën e përbashkët të të gjitha subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës.
Kreu i PSD-së nënvizoi se Presidenti Hashim Thaçi nuk ka legjitmitet për ta bartur procesin e dialogut me Serbinë, e se kjo përgjegjësi i takon Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Duke e falënderuar ndihmën përgjatë viteve të shtetit finalndez për Kosovën, Shpend Ahmeti kërkoi mbështetjen e Helsinkut zyrtar për liberalizimin e vizave të qytetarëve të Republikës së Kosovës. Kryetari i Partisë Socialdemokrate njoftoi po ashtu ambasadoren finlandeze mbi parimet kryesore politike, ekonomike e sociale të Partisë Socialdemokrate; si dhe për konsolidimin e saj strukturor dhe organizativ.
Ambasadorja Pia Stjernvall theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të Kosovës me Finlandën dhe gatishmërinë e saj për të kontribuar në zhvillimin e marrëdhënieve të mëtejme dypalësh.
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...
Osmani takon mërgimtarët në Kanada: Kudo, një copëz Kosove &...
GJKKO dënon me 2 vjet e 8 muaj burg ish-kryebashkiakun e Dur...
Murati – Bajramit: Hykmete, s’paske mësu as sot, ulu njësh