Rita: Nëna ime është lodhur duke më parë të zhveshur në rrjete sociale

17:20 | 1 Nëntor 2018
A. B.

Këngëtarja e famshme Rita Ora sa herë shfaqet në publik nuk zhgënjen me pamjen e saj.

Ajo gjithmonë kujdeset ti mbajë fansat të informuar për çdo gjë nga jeta e saj, Rita Ora vazhdimisht po tregon se nuk e ka problem të zhveshet para aparatit fotorgafik. , shkruan portali arbresh.info

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora vazhdimisht po e bën krenare familjen e saj e sidomos nënën e saj Vera Ora mirëpo shpeshherë po e bezdis duke pozuar komplet e zhveshur.

Së fundmi ajo pozoi për revistën ‘’Clash’’ në të cilë u shfaq kompet nudo me disa dorëza të kuqe dhe duket tejet seksi dhe provokative.

https://www.instagram.com/p/BowwvHDHPdh/?taken-by=ritaora

Moderatori Keith Lemon në Episodin e Ri të “ Celebrity Juice”,i bëri këngëtarë së famshme një pyetje tejet provokative, nëse është e vërtetë që mamja e saj është lodhur duke e parë të zhveshur gjithë kohën dhe përgjigjia e Ritës ka qenë mjaft e sinqertë.

“Është e vërtetë. Ajo thotë: A do mësohesh ndonjëherë dhe unë i përgjigjem: Mendoj se është pak vonë për këtë’’, tha ndër të tjera këngëtarja e famshme.

Duhet kujtuar se Rita shpesh pozon nudo edhe para pasqyrës, imazhe të cilat edhe pse nuk janë bërë për ndonjë kopertinë balline, bëjnë bujë të madhe dhe komentohen nga audienca.

https://www.instagram.com/p/BpRJt2vnogf/?taken-by=ritaora

Ndryshe, Rita është në përfundim të albumit të saj të dytë “Phoenix”, i cili pritet të publikohet në nëntor./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme