Zëvendës-kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani në kuadër të vizitës së tij në Greqi, mbajti takim me ministrin alternativ për Punë të Jashtme, Georgios Katrugalos.
Siç kumtojnë nga kabineti i zëvendës-kryeministrit Osmani, tema kryesore e takimit ishte zhvillimi politik të ngjarjeve të të dy vendeve pas vendimit të Kuvendit për hapjen e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, por në drejtim të detyrimeve që dalin nga marrëveshja e Prespës, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Kemi numër të madh të projekteve që janë lidhur me masat e ndërtimit të besimit, si dhe në përgjithësi në drejtim të avancimit të komunikimit dhe bashkëpunimit mes dy vendeve, dhe realizim i së cilës, në përputhje me progresin në marrëdhënie politike duhet të marrin rritëm të përshpejtuar” – theksoi Osmani.
Osmani paralajmëroi projektin e përbashkët me dy ministrive, për krijimin e të ashtuquajturës “EU Taska Fors”, grupin punues, për këmbimin e përvojave në procesin e integrimeve evropiane, për procesin e filluar të skriningut, procesin e ardhshëm të negociatave.
“Gjithsesi për ne me rrëndësi është bashkëpunimi që presim ta realizojmë në drejtim të suksesit të integrimeve tona evropiane. Suksesi i marrëveshjes së Prespës e radhit Greqinë si vend mik, mbështetja e të cilit për integrimet tona brenda në Union është e dukshme”- theksoi Osmani.
Pas përfundimit të takimit, Osmani dhe Katrugalos u drejtuan në aeroportin në Athinë nëp ërcjelljen simbolike solemne, ku Osmani do ta shfrytëzojë fluturimin e parë pas më shumë se 10 vite vemes Athinës dhe Shkupit për ty kthyer pas.
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë