Google ADS

Presidenti i Serbisë për rastin Panda: Nuk do ta fshehim të vërtetën

15:26 | 1 Nëntor 2018
V. S.

 Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha sot se vrasja në kafeterinë ” Panda” në Pejë  do të hetohet dhe se nuk do ta fshehin të vërtetën, kushdo që e ka kryer atë krim.

“Kemi informata dhe organet tona kompetente janë në kërkim të provave të plota. Ne po bëjmë gjithçka dhe të gjithë të jenë të bindut se të vërtetën nuk do e fshehim, pavarësisht nëse bëhet fjalë për shqiptarë apo serbë”, tha ai për Tv Prva, transmeton Klan Kosova.

Dy njerëz të maskuar më 14 dhjetor të vitit 1998 kishin hyrë kafeterinë “Panda” dhe i kishin vrarë gjashtë të rinj serbë./klan kosova/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme