Në ditën kur ka qenë e paraparë të shpallej aktgjykimi ndaj ish-kryetarit të bordit të “Kosova Thëngjilli”, Tahir Zenelit, trupi gjykues në përbërje prej Hamdi Ibrahimi, Naser Foniqi dhe Vehbi Kashtanjeva, vendosi ta rihapë edhe një herë shqyrtimin gjyqësor.
“Në lidhje me këtë çështje penale kjo Gjykatë pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor ka konstatuar se është e domosdoshme rihapja e shqyrtimit gjyqësor, pra do të rihapet shqyrtimi kryesor te procedura e provave dhe do të dëgjohet edhe dëshmitari Isak Shala”, tha kryetari i trupit gjykues Hamdi Ibrahimi.
Arsyeja kryesore sipas vendimit të trupit gjykues është të shikohet se çka ka ndodhur me të vërtetë pasi gjykata, sipas tij, nuk po ka mundësi as ta lirojë, as ta dënojë të akuzuarin.
Tahir Zeneli akuzohet se e ka keqpërdorë pozitën zyrtare sa ishte në cilësinë e kryetarit të bordit të shoqërisë aksionare “Kosova Thëngjilli”, shkruan Kallxo.com
Sipas aktakuzës, Zeneli ka nënshkruar kontratë me kompaninë “Pollogu”, në kundërshtim me vendimin e Bordit të Sh.A. “Kosova Thëngjill”, duke i shkaktuar kompanisë humbje materiale në shumën prej 130.971,84 euro, edhe pse në mbledhje të Bordit të “Kosova Thëngjillit” ishin caktuar kushtet të cilat duhet t’i plotësonte kompania për të lidhur kontratë.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...