Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, i shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu dhe trajneri i Kombëtares A, Muharrem Sahiti, sot, janë pritur nga kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli.
Njoftimi i plotë i FFK-së:
Presidenti i FFK-së z. Agim Ademi, i shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm z. Eroll Salihu dhe trajneri i Kombëtares A, z.Muharrem Sahiti, sot, janë pritur nga kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Kadri Veseli. Në një takim të përzemërt, presidenti Ademi e ka falënderuar kryepralemenatarin Veseli për mbështetje të madhe dhe falë kësaj mbështetje të madhe sot FFK-ja ka selinë e vet si dhe e njohu për zhvillimin e futbollit, për ecurinë e ekipeve Kombëtare në arenën ndërkombëtare.
Presidenti Ademi e njohu mikpritësin Veseli për infrastrukturën në përgjithësi dhe se FFK-ja gati i ka në përfundim 6 fusha të futbollit me bari artificial dhe me 6 tjera që do t’i ndërtojë MKRS, 12 skuadrat e IPKO Superligës do të kenë kushte më të mira për punë si dhe do të zbutet shumë çështja e infrastrukturës.
Kemi edhe përkrahjen e UEFA-s dhe FIFA-s për ndërtimin e Qendrës stërvitore të ekipeve kombëtare. Do të punojmë edhe në ndërtimin e selisë së FFK-së tashmë që e kemi në pronësi lokacionin, që pa ndihmën tuaj si kryeparlamentar do të ishte e pamundur. Prandaj unë personalisht dhe FFK-ja ju jemi shumë mirënjohës për mbështetjen që po na jepni Ju dhe institucionet e Republikës së Kosovës. Kryetari i Kuvendit z.Kadri Veseli ka përgëzuar presidentin Ademi dhe FFK-pnë për punën e palodhshme që po bëjnë duke thënë se ai dhe institucionet e Republikë së Kosovës do të jenë në mbështetje tuaj, ndërkaq që zyra e tij do të jetë hapur 24 orë.
Suhareka për këndellje, Prishtina për vazhdimësi – formacion...
Xheneta tregon sa e afërt është me njerkën e saj
Të paktën 22 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
Aguero tregon tri ekipet favorite që mund ta fitojnë Ligën e...
Çeku: Festivali i Këngës tregoi se jemi gati për Eurovision
Katër persona goditen nga vetura në Mitrovicë – mes tyre dy ...