Deklarohen të pafajshëm gjashtë të akuzuarit për sulme terroriste brenda dhe jashtë Kosovës.
Bujar Behrami me nofkën Ebu Musab El –Albani, Resim Kastrati me nofkën Pc Habibi, Gramos Shabani, Albert Ademaj, Leotrim Musliu dhe Edona Haliti janë pjesë e aktakuzës për terrorizëm.
Sipas aktakuzës ata planifikonin sulme terroriste brenda dhe jashtë Kosovës, sulme terroriste ndaj diskotekave në Graçanicë e Kishës Ortodokse në Mitrovicën veriore, sulme terroriste ndaj ushtarëve të KFOR-it në Kosovë dhe sulme terroriste në Francë e Belgjikë, përfshihen në dosjen e Prokurorisë Speciale të Kosovës.
Po ashtu, aktakuza pretendon se synohej edhe formimi i një organizate e cila do të përgatiste sulme terroriste në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni.
Aktakuza pretendon se Bujar Behrami dhe Resim Kastrati, nga dhjetori i vitit të kaluar e deri më 29 qershor të këtij viti kanë përgatitur sulme terroriste në Kosovë.
Madje, sipas aktakuzës, Bujar Behrami ka tentuar të krijojë grupin me emrin ‘Ndihmëtarët e shtetit Islam në Tokën e Shqiponjave’, e që ky grup do të vepronte në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni për të përgatitur sulme terroriste.
Si lokacione të përzgjedhura për t’u sulmuar, sipas aktakuzës, ishin diskotekat “Kamboxha” dhe “Insomnia”, në Graçanicë si dhe Kisha Ortodokse afër kafenesë “Moskva” në pjesën veriore të Mitrovicës.
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...