Google ADS

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike tregon për rezolutën që nuk u miratua

12:33 | 1 Nëntor 2018
Arbresh.info

Në vazhdimin e seancës së jashtëzakonshme për dialogun me Serbinë është hedhur në votim projektrezoluta e opozitës.

Kjo rezolutë nuk është miratuar, sepse u arritën të mblidhen vetëm 50 vota. Prej të cilave ishin të gjitha për dhe asnjë kundër dhe asnjë abstenim, raporton arbresh.info.

Pas kësaj Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë lëshuar sallën plenare.

E shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka treguar se cila  ishte pika e rezolutës së riformuluar.

Sipas tij në këtë pikë thuhet se as presidenti dhe askush tjetër nuk ka të drejtë të negociojë për territorin e Republikës së Kosovës.

Ky është shkrimi i tij pa ndërhyrje|:

Kjo eshte pika e rezolute e riformuluar:

“1. Kuvendi i Republikes se Kosoves rithekson se Kushtetuta e Republikes se Kosoves, sovraniteti shteteror, integriteti territorial dhe karakteri shteteror unitar i Republikes se Kosoves jane te pacenueshme.

As Presidenti, e askush tjeter, nuk ka te drejte te negocioje per territorin e Republikes se Kosoves.”

Kjo eshte rezoluta qe nuk u mbeshtet. Per cfare te flasim tjeter nese nuk pajtehemi ne kete pike bazike.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme