Pasditen e së martës, mijëra qytetarë ia mësynë Shtëpisë së Kulturës në Prizren, për të lidhur një kontratë pune në aeroportin e Hamburgut të Gjermanisë.
E këtë po pretendon të ua bëjë të mundur një kompani nga Prizreni e cila ka hapur konkurs për 2 mijë vende pune në shtetin gjerman. Mirëpo, Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se është duke u hetuar kjo kompani.
Krejt kjo ka ardhur pas një lajmërimi të një kompanie gjermane e cila ditë më parë ka njoftuar për mundësi punësimi në aeroportin e Hamburgut. Ndërsa kompania nga Prizreni ka hapur konkurs për të ua mundësuar kosovarëve të punësohen në këtë aeroport.
Në një prononcim për media, Haradinaj e ka komentuar këtë ngjarje, duke thënë se kjo kompani po hetohet nga organet kompetente.
Ndërkaq, konkursit të kësaj kompanie i janë përgjigjur mijëra qytetarë, të cilët të pakënaqur nga niveli i lartë i papunësisë në Kosovë, po tentojnë të largohen nga vendi, për të gjetur kështu një vend pune jashtë vendlindjes
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Osmani udhëtoi për vizitë pune në Kolumbi
Kumbaro ndan pamje nga pazari i Gjirokastrës nën atmosferën ...
Vdekja e një punëtori në Prizren, arrestohen tre menaxherët ...
Pacolli uron një javë të mbarë: Qofshi gjithmonë të lumtur d...
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojm...