Gianni De Biasi i del në mbrojtje Thomas Strakoshës pas kritikave të fundit mbi lojën e tij, sidomos pas humbjes 0-3 të Lazios me Interin në “Olimpico”. Sipas ish-trajnerit të Shqipërisë, portieri kuqezi thjesht ka nevojë për më shumë eksperiencë.
“Mendoj se Thomas Strakosha gjatë sezonit të kaluar tregoi se mund të bëjë gjëra të mëdha, është një portier i madh, por ende i ri. E kam parë që është përmirësuar shumë në lojën me këmbë, por, gjithsesi, ka nevojë të luajë në vazhdimësi dhe të fitojë më shumë eksperiencë.”
Për të treguar se Strakosha nuk meriton kritika, por vetëm besim, që të përmirësohet më tej, De Biasi e krahason me Donnarumman.
“Nuk më duket që portierët e tjerë të rinj kanë bërë më mirë se ai, mjafton të shohësh Donnarumman.”
Ndërsa për ecurinë e Lazios, trajneri italian me pasaportë shqiptare analizon:
“Duke përjashtuar ndonjë rrëshqitje këmbe, mund të themi se Lazio po bën mirë. Duhet të shohë vetëm shtëpinë dhe futbollistët e saj. Të gjithë kanë ëndërr pjesëmarrjen në Champions, por aspekti psikologjik është thelbësor për ta arritur këtë objektiv. Diferencën në këtë rast e bën trajneri. Lazio i ka mundësitë, hendekun në cilësi me skuadrat e tjera duhet ta rikuperojë me motivim. Gjithsesi, Lazio dhe trajneri Inzaghi nuk duhen vënë në presion.”
Ministri Aliu mban konferencë për media
Sot mbahet gjykimi ndaj “Kobrës” dhe të tjerëve
Kurti dhe Vitia sot do të përurojnë Qendrën e Mjekësisë Fami...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka