Pas shkarkimit të Julen Lopetegui, Real Madrid ende janë në kërkim të një trajneri që do të marrë frenat e skuadrës për të dalë nga kriza e thellë e këtij fillim sezoni.
Edhe pse Florentino Perez ka angazhuar Santiago Solarin në krye të skuadrës, ende nuk dihet nëse argjentinasi do të mbetet trajner deri në fund të sezonit, me disa emra tjerë në listë për t’u emëruar trajner të skuadrës nga ‘Santiago Bernabeu’.
Njëri nga emrat e përfolur dhe të pëlqyer nga Perez është ish trajneri i Chelsea, Antonio Conte.
Por e njëjta e dëshirë për të marrë drejtimin e Realit nuk ekziston edhe te trajneri italian, që më shumë dëshiron t’i rikthehet bankinës në Premierligë shkruan ‘The Sun’, përcjell ‘lajmi.net’.
49 vjeçari po përcjell më vëmendje situatën te Manchester United, duke pritur një shkarkim të mundshëm të Jose Mourinhos, duke qenë më i bindur nga projekti i ‘Djajve të Kuq’ se sa ai i Real Madridit.
Antonio Conte ka qenë dy sezone trajner i Chelsea në Premierligë, me të cilën skuadër ka fituar edhe një titull
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi