Halloween u festua edhe në Kosovë “Nata e Shtrigave” apo siç njihet Halloween, përveç se u festua në vende të ndryshme të botës u festua edhe në Kosovë.
31 tetori është nata në të cilën njerëzit vishen me kostume tmerruese të duken si fantazma, bëjne grime të çmendura, e bëjnë shumë forma tjera maskimi vetëm për t’u argëtuar, shkruan rtv21.tv Halloween u komercializua me kohë, nga ndikimi i kulturave të ndryshme dhe festohet nga fëmijët dhe tinejxherët.
Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku në llogarinë e saj në Instagram publikoi një storie, ku shihej e maskuar me make-up. Fotografia u realizua qe tri vite, e ky ishte mbishkrimi i fotografisë: “Kur s’ka maska, ka make-up, para tri vitesh me motrën time”.
Kësaj feste nuk i kanë shpëtuar as fytyra të njohura, ndër të cilat Genta Ismajli, që përzgjodhi një kostum të veçantë për këtë natë, Emina Cunmulaj që përzgjodhi kostume të “Super Women” me të cilat i veshi edhe vajzat e saj, e shumë fytyra tjera. Por, ka të atillë që kanë mendime të kundërta për këtë festë, e ndër to edhe këngëtarja e mirënjohur, Eni Koçi. Ajo përmes një postimi në Instagram ka thënë se kjo është dita kur njerëzit nuk duhet të vënë maska, pasi i kanë të vendosura për 364 ditë të vitit.
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...