Malcom ka hedhur poshtë gjithë mundësitë për një largim të mundshëm nga Barcelona gjatë afatit kalimtar të janarit.
21 vjeçari brazilian i është bashkuar Barcelonës në afatin kalimtar të verës, kur për të e interesuar ishte edhe Roma.
Ish anëtari i Bordeaux po përjeton një fillim të vështirë në ‘Camp Nou’, dhe kjo ka bërë që të rrjedhin zëra për një largim të mundshëm të në janar.
Por, Malcom ka këmbëngulur se nuk e ka ndërmend të largohet nga kampionët e La Ligas.
“Lidhur me disa lajme të publikuara në Spanjë, unë dua të sqaroj se kam ardhur në Barcelonë me shumë objektiva dhe ata që më njohin e dinë se unë jam person me të vërtetë i vendosur”, ka thënë Malcom.
“Unë jam i lumtur me evolucionin tim në karrierën time dhe ëndrrat e mia po bëhen realitet çdo ditë”.
“Familja ime është përshtatur në këtë qytet. Unë do të vazhdoj të luftoj për gjithçka që dëshiroj në karrierën time”.
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...