Një përplasje fizike ka ndodhur mbrëmë mes Frashër Krasniqit e Xhelal Sveçlës.
Tashmë, përveç burimeve, kjo u konfirmua edhe nga Besa Gaxheri, e pranishme në debat dhe dëshmitare e rrahjes.
Por, kjo nuk e ka ndaluar Xhelal Sveçlën, një nga protagonistët, që ta mohojë rastin.
“Nuk ka pasur përplasje fizike. Ishte vetëm fjalosje”; kishte deklaruar Sveçla menjëherë pas ngjarjes.
Megjithatë, dëshmitarët thonë të ketë ndodhur e kundërta.
“Po janë përlesh mes vete. Fatkeqësisht ka ndodhë. Unë kam qenë dëshmitare por nuk e di qysh ja kanë nis vetëm kur i pash, vërtetë eskaloj situata. Adriatiku më shumë u mor me ta”, kishte deklaruar Gaxherri.
Ndërkohë, Adriatik Kelmendi nuk e kishte mohuar rastin, duke thënë se për të është e rëndësishme që gjithçka në studio ka shkuar mirë.
“Nuk mundem me komentu me asgjë. Emisioni ka shkuar në rregull nuk është e jemja me komentu. Nga ana ime s’kam koment”, kishte deklaruar Kelmendi.
Shkon në 5 numri i të vdekurve nga sulmi në tregun e Krishtl...
Policia parandalon kontrabandën, kap një kamion me mallra ng...
Prishtina synon ta mbyll ‘vjeshtën’ me fitore ndaj Malishevë...
Kurti sonte organizon pritje të posaçme për mërgatën
Xheneta i hidhet në përqafim Vullnetit në sy të Gjestit
Sulmi në tregun e Magdeburgut, Arabia Saudite kishte paralaj...