Gjyqi i një ish-infermieri në Gjermani, i cili akuzohet për vrasjen e 100 pacientëve, ka filluar me një minutë heshtje në Oldenburg. Detektivët thonë se Niels Högel, 41 vjeç, u injektonte doza fatale pacientëve të tij në dy spitale të ndryshme në veri të Gjermanisë.
Qëllimi, sipas tij, ishte të impresiononte kolegët duke u përpjekur të shpëtonte shumicën e pacientëve që kishte sulmuar. Gjyqi i fundit, që pritet të zgjasë deri në maj, bazohet në testet e toksikologjisë të më shumë se 130 trupave të zhvarrosur së fundi. Högel thuhet se ka vrarë 36 pacientë në Oldenburg dhe 64 në Delmenhorst mes viteve 199-2005. Nëse shpallet fajtorë për të gjithë këto vrasje, ai mund të konsiderohet si vrasësi serial më mizor në Gjermani që pas luftës. Hetuesit thonë se infermieri mund të ketë vrarë edhe më shumë pacientë, por që trupat e viktimave janë djegur.
“Shpresoj të shpallet fajtor për çdo akuzë, që më në fund, familjarët e viktimave të gjejnë paqe,” tha Petra Klein, e cila drejton një grup për familjarët e viktimave. Högel u zbulua për herë të parë në vitin 2015 duke u injektuar pacientëve ilaçe pa rekomandimin e mjekut. Në vitin 2008 ai u dënua me 7 vjet burg për tentativë vrasje.
Në vitet 2014-2015, një gjyq i dytë e shpalli atë fajtor për 2 vrasje dhe 2 tentativa të tjera vrasjeje, dhe i dhanë dënimin maksimal,
Por, gjatë gjyqit ai i rrëfeu psikiatrit se kishte vrarë mbi 30 persona. Hetuesit pastaj filluan të hetojnë për vdekjet e dyshimta që kishin ndodhur në atë periudhë në spital. Të dhënat nga spitali Oldenburg treguan se numri i vdekjeve ishte rritur kur Högel kishte qenë në shërbim.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...