Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se sot në sheshin “Zahir Pajaziti”, për herë të parë në Kryeqytet, do të hapet panairi i prodhimeve vendore bujqësore.
Ekonomitë familjare dhe ndërmarrjet bujqësore prodhuese e përpunuese të territorit të Prishtinës, do t’i ekspozojnë prodhimet e tyre, me ç’rast vizitorët e panairit do të njoftohen për së afërmi me prodhimet vendore.
Nën moton “Mendo për nesër, blej prodhime vendore”, ky panair ka për qëllim që të promovojë prodhuesit bujqësorë vendorë, ashtu që të kemi zhvillim rural të qëndrueshëm.
Panairi do të jetë i hapur më 1, 2 dhe 3 nëntor, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.
Shpërthimi afër një pike karburanti në Zveçan, Ilir Peci: Ko...
Izraeli thotë se e ka vrarë një tjetër zyrtar të lartë të He...
Muhameti: Kasti i BBVK-së është i veçantë, nuk përbëhet nga ...
IKShPK me ushtrim për gatishmërinë në emergjenca të shëndeti...
Një personi në Malishevë i vidhet një pushkë gjuetie
Rama pret në takim kirurgë nga vende të ndryshme, thekson pë...