Google ADS

Flasin fqinjët, pedofili i rrezikshëm italian strehohej në Kombinat

22:52 | 31 Tetor 2018
Trina Galanxhi

Policia e Tiranës arrestoi disa ditë më parë një shtetas italian, të dënuar me 16 vite burg për pedofili në Romë. Së fundmi ishte akomoduar në katin e dytë të një vile që ndodhet në dalje të Kombinatit.

Edhe në Tiranë,  dyshohet se kishte abuzuar me të mitur, siç ka bere dhe në vendin e tij ku ishte dënuar.

Banorët e zonës thonë se 45-vjeçarin e shihnin shpesh nën shoqërinë e fëmijëve dhe të qenit të tij.

Masimilliano Croce u arrestua për llogari të autoriteteve italiane. Fillimisht atij iu dha masa e paraburgimit 40 ditë për qëllime ekstradimi në Itali, por pas denoncimit nga fëmijët e bashkëjetueses shqiptare, do të qëndrojë në vendin tonë deri në përfundim të hetimeve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme