Qafa është organi i cili përveç që mbanë kokën e cila mund të peshojë nga 4 deri në 5 kg, vazhdimisht lëviz pas çdo reagimi që kemi, gjë që mund të ndikojë në lodhjen e qafës si dhe dhimbjen e saj.
Mirëpo ka edhe disa faktorë të tjerë se pse qafa juaj mund të dhemb.
Spondiloza është njëra ndër arsyet.
Zakonisht kjo sëmundje vie pas kalimit të një moshe të caktuar, zakonisht 40 vjet, kur edhe palca kurrizore fillon të dëmtohet e të zbutet disku spinor.
Spondiloza përveç në qafë mund të shkaktojë edhe kokëdhimbje dhe ngurtësim të muskujve.
Këtë sëmundje e ndihmojnë të zhvillohet disa lëndime nga jashtë, depresioni, ankthi, stresi si dhe pirja e duhanit.
Për t’u shëruar, spondiloza duhet të trajtohet nga një doktor përkatës ose në kushte shtëpie përmes masazhimit të zonës ku ka dhimbje.
Tensioni i lartë është një faktor tjetër, i cili bën që koka juaj të dhemb e nga kjo njëkohësisht vie edhe shtangia e muskujve të qafës dhe dhimbja e saj.
Përveç këtyre kemi edhe meningjitin si një ndër arsyet më të rrezikshme si pasojë e së cilit dhemb edhe qafa. Meningjiti, nga i cili mund të shkatërrohen qeliza nervore bën që qafa juaj të mos e ketë lëvizshmërinë e duhur si dhe mund të mos reagojë sipas vullnetit për të lëvizur pasi as truri nuk e përçon mesazhin shpejtë.
Zakonisht dhimbjet e qafës mund të shërohen vetvetiu në shtëpi, mirëpo kur ato bëhen më të padurueshme, duhet të merrni parasysh edhe një vizitë tek mjeku nëse doni që kjo të mos ju kthehet në një sëmundje më të rëndë.
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Erëra të forta e shi orët në vijim, Komuna e Prishtinës para...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?