Lufta e Jemenit, SHBA nxit Arabinë Saudite që të pajtohet për armëpushim

21:41 | 31 Tetor 2018
Trina Galanxhi

Shtetet e Bashkuara kanë bërë thirrje për një ndërprerje të shpejtë të luftës në Jemen, ku  tre vjet luftë kanë shkaktuar krizën më të madhe humanitare në botë.

Sekretari i Mbrojtjes James Mattis tha se të gjitha partitë duhet të marrin pjesë në bisedimet e paqes të udhëhequra nga OKB-ja brenda 30 ditëve të ardhshme, transmeton portali arbresh.info

Sekretari i Shtetit Mike Pompeo ndërkohë i kërkoi koalicionit të udhëhequr nga sauditët që lufton kundër lëvizjes rebele Houthi që t’i jep fund sulmeve ajrore në zonat e populluara.

SHBA është duke u përballur me një presion në rritje për t’i dhënë fund mbështetjes së saj për koalicionin.

Ekspertët e të drejtave të njeriut të OKB-së thonë se forcat e koalicionit mund të kenë kryer krime lufte në Jemen.

Rreth 14 milionë njerëz janë në buzë të urisë në Jemen.

Të paktën mbi 6 mijë civilë janë vrarë dhe 10,560 janë plagosur në luftime, sipas Kombeve të Bashkuara. Mijëra civilë kanë vdekur nga shkaqe të parandalueshme, duke përfshirë kequshqyerjen, sëmundjet dhe shëndetin e dobët./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme