Drejtori i Telekomit të Kosovës, Gent Begolli ka dhënë dorëheqje nga ky post. Begolli ishte zgjedhur drejtor i Telekomit në muajin qershor dhe dorëheqjen sot ia kishte ofruar para Bordit të Telekomit, raporton Arbresh.info.
Ndonëse gjatë ditës u raportua se arsyet e dorëheqjes janë personale, një gjë e tillë nuk del të jetë e vërtetë.
Burime të portalit Arbresh.info kanë thënë për portalin se arsyeja e dorëheqjes së Begollit nga kjo pozitë është për disa shkaqe.
Një ndër shkaqet janë edhe punëtorët të cilët janë të punësuar me kontrata mbi vepër në këtë ndërmarrje.
“Janë 250 deri 300 punëtor me kontratë mbi vepër të cilët kanë hy në punë në tre muajt e fundit. Kjo ka rritur shpenzimet për staf për 600,000 euro, dhe është komplet kundër kërkesave të Qeverise. Genti, edhe pse një numër të madh të tyre i ka futur vet në punë, ka hezituar që t’ua bëjë kontratat e rregullta. Në anën tjetër kërkesat e AAK-së kanë qenë të vazhdueshme me hy njerëz të rinj në punë, dhe atyre që janë brenda me ua rrit pagat”, ka thënë ky burim.
Po ashtu sipas këtij burimi, Begollin nuk e kishte përkrahur Qeveria për marrjen e kredisë për investime në Telekom.
“Në anën tjetër një proces i ristrukturimit ka dështuar, sepse Gent Begolli ka thënë se Qeveria nuk e ka përkrahur. Gjithashtu sipas tij Qeveria nuk e ka përkrahur as në marrjen e kredisë në vlerë prej 30 milion euro për investime në Telekom”, thekson burimi.
E sipas këtij burimi njëra ndër arsyet e dorëheqjes së Begollit nga posti ishin edhe grupet e interesit siç tregon ai që egzistonin në Menaxhmentin Ekzekutiv të Telekomit.
“Ai ka qenë në presion për ta ndëprerë kontratën me Z-Mobile, dhe i njëjti nuk ka pas guxim. Por, problemi kryesor ka qenë se grupet e interesit që janë se paku dy në Menaxhmentin Ekzekutiv të Telekomit, ia kanë bërë të pamundshëm qëndrimin aty. Begolli ka qenë vetëm një figurë aty për të rehatuar familjarët e tij. Për pjesën tjetër ai ka qenë vetëm një kukull që nuk është pyetur për asgjë, vetëm se letrat iu kanë vënë përpara për t’i nënshkruar për çka ai nuk ka qenë i gatshëm”, tregon ky burim./Arbresh.info
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...