Google ADS

Turqia jep detaje rreth vrasjes së gazetarit saudit

20:55 | 31 Tetor 2018
Trina Galanxhi

Turqia ka dhënë deklaratë e saj të parë zyrtare mbi vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi, duke thënë se ai është mbytyr menjëherë, duke e prerë në fyt.

Deklarata vjen pas raporteve të shumta të mediave që kanë dhënë për vrasjen e gazetarit në konsullatën saudite në Stamboll më 2 tetor, transmeton portali arbresh.info

Turqia ende nuk ka ofruar ndonjë dëshmi.

Kryeprokurori Irfan Fidan tha se gjatë takimit me homologun e tij saudit nuk është dhënë “asnjë rezultat konkret”.

Arabia Saudite nuk ka dhënë asnjë koment mbi takimin.

“Në përputhje me planet e bëra paraprakisht, Jamal Khashoggi është mbytur menjëherë sapo ka hyrë në Konsullatën e Përgjithshme të Arabisë Saudite”, thuhet në deklaratën turke.

Në deklaratë shtohet se trupi i tij është shpërbërë pas vrasjes.

Khashoggi, një shtetas saudit që punonte për shtypin amerikan, ishte një kritik i njohur i sundimtarëve të vendit të tij. Trupi i tij nuk është gjetur, por Turqia, SHBA dhe Arabia Saudite kanë pranuar se ai është vrarë në konsullatë.

Ende nuk ka asnjë konsesus se si vdiq ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme