Ermal Meta, ambasador special i “MTV EMA”

20:00 | 31 Tetor 2018
Arbresh.info

Bebe Rexha dhe Dua Lipa janë dy prej artisteve shqiptare që mund të rrëmbejnë ndonjë çmim në edicionin e sivjetmë të “MTV EMA”.

Gjersa e para është nominuar në kategorinë e këngës më të mirë, e dyta ka gjasa të fitoj në katër kategori të ndryshme.

Por, pos dyshes së lartcekur në këtë ngjarje madhore të muzikës do të jetë prezent edhe një këngëtar tjetër shqiptar.

Bëhet fjalë për Ermal Metën, i cili ka zbuluar përmes rrjeteve sociale se do të jetë ambasador special i këtij festivali muzikor.

Fitues i edicionit të vitit të kaluar në kategorinë “Best Italian Act”, Ermal Meta do të udhëtojë në Bilbao, për të zbuluar të gjitha sekretet e “MTV EMA”, së bashku me Yuri Gordon.

Theksojmë se “MTV EMA 2018” do të zhvillohet në “Bilbao Exhibition Centre”, mbrëmjen e së dielës, më 4 nëntor.

Ndryshe, Meta është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i sjell gjatë muajve në vijim.

https://www.instagram.com/p/BpZgy6UBsl3/?taken-by=ermalmetamusic

 

https://www.instagram.com/p/BpmOJlkAD1G/?taken-by=ermalmetamusic

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme