Ajo shkoi në spital duke qeshur dhe duke kënduar për një kontroll rutinë, por doli e vdekur.
Kjo është historia e një 14-vjeçareje e cila vdiq pas sulmit në zemër gjatë skanimit MRI.
Alice Sloman, e cila shkoi të ekzaminohej në Spitalin Torbay për të hetuar ujin e dyshuar në tru, pësoi një ngjarje katastrofike kardiake, teksa skaneri çoi në mungesë të oksigjenit në trurin e saj dhe i shkaktoi pushimin e organeve.
Prindërve të Alice, Sarah dhe Nathan, u tha se vajza e tyre nuk kishte gjasa të mbijetonte për më shumë se shtatë orë, por ajo luftoi trimërisht për 3 ditë për të jetuar.
Fatkeqësisht zemra e Alice pushoi me 19 tetor.
Alice kishte një numër problemesh shëndetësore duke përfshirë autizmin, dëmtimin e syve dhe hypermobility.
Para vdekjes 14-vjeçarja kishte vuajtur nga një dhimbje koke kështu që konsulenti i saj sugjeroi që një ekzaminin MRI, të cilin iu nënshtrua nën një anestezi me 16 tetor, por ajo nuk ishte në gjendje ta përballonte skanerin.
Sarah, e cila ka tre fëmijë të tjerë të moshës 19, 12 dhe gjashtë vjeç, tha: Gjatë MRI rrahjet e saj të zemrës shkuan në qiell pastaj ranë përtokë bashkë me presionin e gjakut.
Alice shkoi në spital duke kënduar dhe duke qeshur, por nuk u kthye më në shtëpi.
Është sikur të zgjohesh në një makth çdo ditë.
Unë jam duke u përpjekur ta kaloj këtë humbje përmes fëmijëve tanë të tjerë, por është kaq e vështirë.
Në çantë kam akoma 10 dollarë që dadoja e saj ia dha nga krevati për të blerë një lodër të re pasi të dilte nga skanimi, madje i premtuam edhe çokollata sepse nuk iu lejua të hante para se të hynte në skaner.”
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend