Zvicër-Serbi në Kupën e Botës këtë verë bëri xhiron e botës, për faktin se Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka festuan duke bërë simbolin e shqiponjës, çka tërboi serbët.
Zhurma mediatike zgjati pa fund dhe pati edhe gjoba nga FIFA për gjestin e dy shqiptarëve të Zvicrës, të cilët gjatë ndeshjes dhe pas saj u përballën me ofendime pa fund nga tifozët serbë në stadium, pa harruar rrjetet sociale.
Në Champions League shorti, për ironi të fatit, e ka vënë përballë Shaqirin me Crvena Zvezda-n, duke bërë që këto sfida të përfundojnë në qendër të vëmendjes vetëm për përballjen Shaqiri-Serbi.
Në Serbi pretendojnë e Shaqiri nuk do të shkojë në Beograd, për të evituar problemet, por vetë mesfushori ka deklaruar se nuk i shkon ndërmend të mos luajë në Beograd, nëse Klopp ia kërkon.
Që në ndeshjen e vajtjes, mes Liverpool e Crvena Zvezda, Shaqiri duroi ofendimet e ardhura nga njëra tribunë, me tifozë serbë që e shanin në shqip nga nëna (video nga portali kroat dnevno.hr). Për fat, Shaqiri nuk reagoi, sepse nëse i kërcenin nervat mund të shkonte te shkallët e stadiumit për të larë hesapet, aq më shumë që në Anfield, si në gjithë stadiumet angleze, shkallët janë afër fushës dhe nuk ka ndonjë rrethim.
https://twitter.com/drustvenidrug/status/1055786283656773632?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1055786283656773632&ref_url=http%3A%2F%2Ftelesport.al%2Fvideo-ofendime-ndaj-shaqirit-serbet-vazhduan-shfaqjen-edhe-ne-anfield%2F
Asambleja e Përgjithshme e OKB mbledh sot liderët botërorë, ...
Hungari/ Merret në pyetje drejtuesja e kompanisë e lidhur me...
Moti sot në Shqipëri
Shea: Masat e BE-së ndaj Kosovës mund të hiqen këtë vjeshtë
Sot mbahet Maratona e Prishtinës
Dita e fundit e verës me diell, temperatura maksimale arrin ...