Festë për ditëlindjen e Saimir Tahirit, ish ministri ulet në gjunjë dhe i këndon të birit!

12:39 | 31 Tetor 2018
Arbresh.info

Pak ditë më parë ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka marrë pafajësinë nga gjykata italiane ndërkohë që hetimet vazhdojnë në Shqipëri.

Por veç kësaj, dje ka qenë një ditë e veçantë për Saimirin pasi ai festonte 39 vjetorin e lindjes.

Ai ka organizuar një festë, ku ka mbledhur miqtë dhe familjarët në një nga lokalet e kryeqytetit. Pjesë e kësaj feste kanë qenë këngëtarët Sidrit Bejleri, Eneida Tarifa dhe Eranda Libohova, por atyre u është bashkuar duke kënduar edhe vetë ish ministri.

Momenti i veçantë ka qenë kur Saimiri është ulur në gjunjë dhe i ka kënduar djalit të tij Drinit.

Newsbomb ka siguruar foto dhe video nga festa private e Saimir Tahirit./blitz.al

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme