Dy persona të dyshuar për përfshirje në 10 raste të vjedhjeve janë arrestuar gjatë ditës së djeshme në Vushtrri.
Sipas njoftimit të policisë, të dyshuarit ishin përfshirë në raste të cilat ishin raportuar muaj më parë në stacionin e policisë në Vushtrri.
Hetuesit policorë mbi dyshimet e ngritura dhe provat e siguruara, dje në dy lokacione të ndryshme, në Vushtrri dhe në Rahovec, kanë identifikuar dhe kanë arrestuar dy të dyshuarit, M.D, 56 vjeçar, dhe K.Th, 26 vjeçar.
Sipas policisë, dy personat e dyshuar gjatë intervistimit në prani të avokatit mbrojtës kanë pranuar se kanë kryer veprat penale për vjedhje.
Në cilësinë e provave materiale policia ka sekuestruar tri biçikleta.
Policia ka njoftuar se pas procedurave intervistuese, me vendim të prokurorit , dy personave të dyshuar i është caktuar masa e ndalimit.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...