Stina e dimrit është më e vështira për ata që vuajnë nga dhimbjet e kockave. Dhimbja mund të prekë pjesë të ndryshme të sistemit skeletor, nga krahët tek këmbët apo nga gjoksi tek shputat.
Origjina e dhimbjes mund të jetë e ndryshme, duke nisur që nga dhimbjet e zakonshme të kockave, deri te sëmundje të rënda si tumoret. Ky nuk duhet të jetë një rast për t’u alarmuar, por një ndërgjegjësim për t’iu drejtuar mjekut.
Simptomat: Simptomat e dhimbjes së kockave janë në thelb një ndjenjë bezdie e vazhdueshme, që mund të bëhet akute, duke u transformuar në dhimbje të fortë, e cila zakonisht prek kyçet. Në shumë raste, kjo dhimbje shoqërohet me lodhje: ndihemi të dobët dhe rrimë me vështirësi në këmbë. Gjithashtu, mund të shoqërohen me dhimbje muskulare apo vështirësi në lëvizje.
Shkaqet: Sapo flitet për dhimbje kockash, shumica mendojnë menjëherë për reumatizmën. Por nuk është gjithmonë kjo sëmundje shkaku i dhimbjeve, pasi ka raste kur mund të kemi të bëjmë me artrit.
Reumatizma është një sëmundje me karakter degjenerativ, e cila fillon me dëmtimin e kërcit, I cili bëhet zanafilla e një procesi inflamator, që prek indet. Ndërsa artriti është një iflamacion I kyçeve ka karakter kronik. Dhimbjet e zakonshme të kockave, që përbëjnë shumicën e rasteve, kanë të bëjnë me gabime të mënyrës së qëndrimit, sidomos gjatë kryerjes së punëve që përsëriten (p.sh. nga qëndrimi në tavolinën e punës). Ndodh që në origjinë të dhimbjeve të kockave të qëndrojë edhe mungesa e aktivitetit fizik apo ndryshimet e menjëhershme të temperaturës. Një tjetër shkak i këtyre dhimbjeve mund të jetë edhe hiperparatiroidizmi, i cili konsiston në sasinë e madhe të prodhimit të paratormoneve, hormone që kanë të bëjnë me rregullimin e metabolizmit të kalciumit. Në disa raste, në bazë të dhimbjeve të kockave mund të qëndrojë edhe kanceri. Në rastin e kancerit të kockave, dhimbja është akute. Edhe leucemia mund të provokojë dhimbje të tilla.
Trajtimet: Trajtimet për dhimbjet e kockave ndryshojnë në varësi të shkakut. Ato variojnë nga ushtrimet fizike, deri te kemioterapia. Në rastin e artritit, nuk ka një kurë specifike, por sëmundja mund të mbahet nën kontroll, në mënyrë që të mos përkeqësohet jetesa e të sëmurit. Mjekët rekomandojnë pushim, nxehtësi në vendet ku ndihet dhimbja dhe përdorimin e antiinflamatorëve. Gjithashtu, nuk mund të lihet jashtë vëmendjes as fizioterapia, e cila forcon muskujt. Një tjetër alternativë janë kurat termale, për të tonifikuar muskulaturën dhe shtuar lëvizshmërinë.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...