Serbia ankohet në raportin e CIA-së në lidhje me numrin e serbëve të dëbuar pas luftës në Kosovë.
Agjencia Qendrore e Inteligjencës amerikane (CIA) në raportin e saj të fundit ka theksuar se gjatë luftës në Kosovë janë dëbuar 16 mijë serbë dhe 800 mijë shqiptarë.
Mirëpo, nga Serbia vijnë reagime të fuqishme duke u ankuar se rreth 200 mijë serbë tashmë disa vite nuk mund të kthehen në vendbanimet e tyre, shkruan e përditshmja serbe “Veçerenje Novosti”.
Dokumenti i publikuar nga CIA ka të bëjë me të gjitha shtetet, me theks të veçantë tek Kosova duke nxjerrë statistikat e personave të dëbuar gjatë luftës, përcjell lajmi.net.
“Novosti” e përshkruan si “çudi” që janë “zhdukur” më tepër se 180 mijë serbë që janë larguar nga territori i Kosovës.
Sipas shënimeve nga Serbia, rreth 200 mijë serbë tashmë disa vite nuk mund të kthehen në vendbanimet e tyre, përcjell lajmi.net/
Ndërsa, në pjesën e raportit të CIA-së për Serbinë, thuhet se nga Kosova janë zhvendosur 199.584 serbë, andaj sipas tyre është e habitshme se si figurojnë 16 mijë serbë të dëbuar, në raportin për Kosovën. /Lajmi.net/
“Ik se po të mbys shpulla” – Eskalon debati në kërcënime mes...
Agani premton “dy vite pushim të lehonisë” për gratë e punës...
Shkup: Gjendet i vdekur një shtetas turk
Qasja e LDK-së ndaj ujdisë së Ohrit, Haziri: Marrëveshje të ...
Parlamenti i BE-së miraton një kredi rreth 38 miliardë dolla...
“Nuk flas me pijanece unë”, Mevlani shokon me deklaratë