Google ADS

Shpërthim tek zyrat e inteligjencës ruse

09:53 | 31 Tetor 2018
Arbresh.info

Një person ka vdekur dhe tre të tjerë janë plagosur nga shpërthimi i një pajisjeje jashtë ndërtesës së shërbimit të sigurisë FSB në Arkhangelsk në veri të Rusisë, bëjnë të ditur zyrtarët.

Shkaku i shpërthimit ende nuk është bërë i qartë, transmeton portali arbresh.info.

Të gjithë punonjësit janë evakuuar nga ndërtesa, kurse shërbimet speciale të Rusisë janë duke punuar në vendin e ngjarjes.

“Një pajisje shpërthimi u aktivizua”, tha një zëdhënës i guvernatorit rajonal për AFP.

“Një person është vrarë dhe tre të tjerë janë hospitalizuar”.

Sipas zyrtarëve, shpërthimi ndodhi brenda ndërtesës së FSB, gjegjësisht afër hyrjes.

Komiteti Kombëtar i Anti-Terrorizmit i Rusisë tha se autori i dyshuar i shpërthimit vdiq nga plagët e marra në shpërthim.

“Shkaktarët e shpërthimit janë duke u hetuar”, tha Komiteti Kombëtar Anti-Terror i Rusisë.

Mediat lokale raportojnë se ndërtesa e FSB-së është evakuuar dhe policia ka rrethuar zonën./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme