Prej datës 19 maj 2018-të, Meghan Markle do të niste një kapitull të ri të jetës së saj duke realizuar ëndrrën e shumë vajzave, atë të të paturit një princ në krah.
Dukesha e Sussex-it do të kurorëzonte në martesë dashurinë me princ Harryn dhe pak nga pak do ia dilte të kishte dashurinë dhe vëmendjen e të gjithë pjesëtarëve të familjes mbretërore. Prej disa ditësh ajo ndodhet në turin e parë mbretëror në Australi dhe Zelandë të re, ku krahas impenjimeve në emër të familjes mbretërore po shijon edhe fazat e para të shtatzënisë. Mirëpo para Harryt, Meghan ka qenë e martuar me aktorin Trevor Engelson. E përditshmja ‘’Daily Mail’’ ka arritur të zbulojë se dukesha i kishte paraqitur ish-bashkëshortit kërkesa të veçanta dhe tejet luksoze, ku nënvizohej se ajo duhej të trajtohej me shumë kujdes gjatë pritjes së ëmbël. Pra nëse Meghan dhe bashkëshorti Trevor Engelson do të bëheshin me fëmijë, ky i fundit duhet të paguante për një dietolog si dhe trajner personal për aktoren, që ajo të kthehej në formë menjëherë. Nga ana tjetër, pjesë e kontratës ishte edhe një dado, e cila duhej të ishte gjithmonë në gatishmëri për bebin që do të vinte në jetë.
“Meghan detyroi ish-bashkëshortin të firmoste këtë kontratë, pasi po konsideronte të ndërtonin një familje bashkë. Meghan ishte e tmerruar nëse do t’i ngjante familjes së saj për kilet e tepërta pas lindjes, pasi nuk kishte ndërmend të hiqte dorë nga ekrani. Ajo kërkoi për një trajner personal dhe dietolog gjatë dhe pas shtatzënisë. Shqetësimi i saj kryesor ishte shëndeti dhe pesha” – u shpreh burimi.
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend