Google ADS

Real Madrid refuzohet nga trajneri i njohur

08:33 | 31 Tetor 2018
Arbresh.info

Michael Laudrup ka refuzuar ofertën e Real Madridit për tu bërë trajner i tyre.

Michael Laudrup kishte marr ofertë nga Real Madridi pas shkarkimit të Julen Lopeteguit, mirëpo ai kishte refuzuar madje edhe bisedimet.

Ish-trajneri i Swanseas, që aktualisht është pa skuadër, nuk dëshiron të rikthehet në futboll deri në verën e vitit 2019.

Kështu, Laudrup ka vendosur të pushoj për disa muaj, në mënyrë që ta marr nga fillimi një skuadër.

Kujtojmë se në të kaluarën, Michael Laudrup ishte pjesë e skuadrës së Real Madridit dhe Barcelonës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme