Një smerald me vlerë deri në 2 milion paund u zbulua në minierën e Kambemit të Zambias, në pronësi të prodhuesve të gurëve të çmuar në Londër. Perla prej 5,655-karat u zbulua nga gjeologu Debapriya Rakshit dhe minatori veteran Richard Kapeta më 2 tetor.
Ata e përshkruan perlën me “qartësi të jashtëzakonshme dhe një ngjyrë të gjelbër të artë të përkryer dhe të balancuar”.
Elena Basaglia nga “Gemfields”, tha: “Ne kemi kërkesa jashtëzakonisht të larta për smeraldëd nga Zambia të cilësisë së lartë, veçanërisht në Evropë”.
Ajo shtoi se guri i çmuar do të futet në librat e historisë së gurëve të çmuar të jashtëzakonshëm, ndërsa ende nuk dihet se sa gurë individualë do të nxirren prej tij.
Guri do të dalë në një ankand privat në Singapor muajin e ardhshëm.
Guri do të vuloset para përfaqësuesve të qeverisë së Zambian para se të transportohet në Lindjen e Largët për të “dalë” para ofertuesve.
Vlerësimi i copave të tilla është i vështirë pasi ato mund të dalin shumë bizhuteri, ose mund të ruhet madhësia unike.
Vlera e shitjes me pakicë të një karati të vetëm me cilësi të mirë smeraldi është rreth 400 paund./oranews/
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...