Google ADS

Rita shfaqet provokative në të brendshme

23:18 | 30 Tetor 2018
A. B.

Këngëtarja e famshme Rita Ora sa herë shfaqet në publik nuk zhgënjen me pamjen e saj.

Ajo gjithmonë kujdeset ti mbajë fansat të informuar për çdo gjë nga jeta e saj, e para pakçastesh Rita  zbuloi çmimin e radhës të fituar nga “Video Music Awards”, i cili u mbajt në fillim të tetorit, shkruan portali arbresh.info

Ylli kosovar ishte veshur me të brendshme të bardha ku dukej tejet provokative dhe seksi duke i vënë në pah linjat e saj trupore perfekte.

https://www.instagram.com/p/Bpkig4DHqu2/?utm_source=ig_embed

“Shikoni çfarë arriti sot… Vma e imja për videon më të mirë të vallëzimit për këngën “Lonely Together”. Faleminderit të gjithë në MTV dhe ata që punuan për këtë video dhe për këngën padyshim edhe për shokun tonë të talentuar Avicii. Kjo është për ty”, shkruan Rita

Ndryshe, Rita është në përfundim të albumit të saj të dytë “Phoenix”,  i cili pritet të publikohet në nëntor./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme