Google ADS

Çfarë duhet të thoni në intervistë për t’u dalluar nga kandidatët tjerë

23:03 | 30 Tetor 2018
Arbresh.info

Ndonëse të pasurit CV-në e përsosur është e domosdoshme për ata që kërkojnë punë, hapi më i rëndësishëm për ta fituar pozitën e punës është intervista.

Gjatë intervistës, punëdhënësit kërkojnë nga kandidati të dallohen nga dhjetëra apo qindra kandidatë tjerë që synojnë të njëjtën pozitë, transmeton Telegrafi.

Dhe megjithëse të poseduarit aftësi relevante dhe të pasurit përvojë është fundamentale, është gjithashtu e rëndësishme të dini çfarë të thoni.

Sipas ekspertëve të karrierës, pyetja e parë është ndër më krucialet, e zakonisht pyetja e parë është të tregoni më shumë për veten tuaj.

“Zakonisht kjo është pyetja e parë në intervistë dhe shumë njerëz janë të papërgatitur për një përgjigje. Kandidatët duhet ta praktikojnë përgjigjen dhe të përgatiten që ta mbajnë në më pak se një minutë”, ka thënë Carolyn Betts Fleming, drejtoreshë dhe themeluese e ‘Betts Recruiting’.

Në këtë pyetje, ajo thuhet se duhet të përgjigjeni duke treguar se çfarë keni bërë në karrierën tuaj dhe ku dëshironi të shkoni.

Çfarë tjetër mund t’ju bëjë të dalloheni prej konkurrencës është të siguroheni se e keni lënë punëdhënësit të kuptojë se ju mund t’ia rregulloni problemet.

Pra, nuk ka asgjë më të mirë për punëdhënësin sesa t’i dini problemet e caktuara të kompanisë dhe mënyrën se si t’i zgjidhni ato. /Telegrafi/ 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme