Kryetari i ASHAK-ut, Nexhat Daci, ka folur edhe për dialogun me Serbinë dhe propozimin e Presidentit Hashim Thaçi për Luginën e Preshevës, por edhe për debatin se liqeni i Ujmanit mund t’i takojë Serbisë.
“Nuk ka ligj ndërkombëtar që Ujmanin t’ia merr Kosovës. Kosova ka investuar në të, edhe në Lepenc”, theksoi Daci në një intervistë për televizionin publik.
Sipas tij, shumica e njerëzve të Kosovës nuk kanë shkuar kurrë në veri.
Daci vlerësoi se nëse kërkohet diçka që do të jetë e dobishme, që Akademia të japë ide për zhvillimet në Kosovë, do të diskutojnë në hierarkinë më të lartë të Akademisë.
Ai tha se bashkësia ndërkombëtarë po kërkon që procesi i Kosovës të përmbyllet, pasi që ka probleme të ndryshme në botë. Daci pret që brenda disa muajve do të arrihet një unitet veprues politik në Kosovë.
Për LDK-në tha se ajo ka shkuar në të gjitha proceset që është dashur për Kosovën. Ai ka kritikuar LDK-në për shkak se në këtë kohë po kërkon zgjedhje. Sipas tij, nuk është koha e tanishme për kërkesa të tilla.
Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (ASHAK), Nexhat Daci, tha se Ujmani dhe ‘Trepça’ janë prona të patjetërsueshme të Kosovës.
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit
Bayern – PSG, publikohen formacionet zyrtare
20 vjet ARKEP, Kurti: Sot Kosova është një prej liderëve në ...
Ancelotti për Asencion: Jam i lumtur me të, do të jetë i mir...
“Jam komplet e zhgënjyer nga sjellja jote”, a e pranoj kërki...