Google ADS

Pse foshnjat nuk nxjerrin lot, pavarësisht se qajnë me bërtimë

22:06 | 30 Tetor 2018
Trina Galanxhi

Prindërit e rinjë e dinë mirë, e ushqejnë fëmijë, e ndërrojnë dhe ende pa e dërguar për të fjetur ata qajnë.

Ju keni bërë të sigurt që ata nuk mund të jenë të uritur, të etur, të lodhur ose të ulur në një pelenë të lagësht, transmeton portali arbresh.info

Por çfarë po ndodh? A po pretendojnë ata se po qajnë? Pse nuk shihni asnjë lot të bie nga sytë e tyre.

Të sapolindurit zakonisht nuk lëshojnë lot sepse kanalet e tyre të lotit janë ende në zhvillim.

Sipas pediatres Tayna Remer Altman, është normale që të ata të mos derdhin lot në muajt e parë të jetës.

Shumica e foshnjeve fillojnë të qajnë me lot pas dy javësh, por disa zgjasin më shumë, rreth dy muajsh.

Kjo ndodh për shkak se foshnjat nuk kanë gjëndra lotsjellës, prandaj edhe nuk prodhojnë sasi normale lotësh në javët e para të jetës së tyre./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme