Paris Saint Germaini mund t’i rikthehet garës për të nënshkruar me mesfushorin Paul Pogba në rast se lojtari është në dispozicion për shitje nga Manchester United.
Fituesi i Kampionatit Botëror është duke u vlerësuar se nuk ka të ardhme afatgjate te gjiganti në Old Trafford, veçanërisht pas thashethemeve që sugjerojnë se ai ka ende një raport të ftohtë me trajnerin aktual në United, Jose Mourinhon, transmeton portali arbresh.info.
Juventusi dhe Barcelona janë duke i konsideruar gjithashtu si dy shënjestra kryesore për të nënshkruar me të dhe “Zonja e Vjetër” është e përgatitur për të paguar shuma të mëdha në mënyrë për të joshur atë sërish në Itali.
Lexo edhe: Zbulohet pse Antonio Conte nuk u emëruar trajner nga Real Madridi
Manchester United sigurisht se ngurron të shes lojtarin, por kampioni italian duket se është i gatshëm për të ofruar Alex Sandron dhe para të gatshme.
Sido që të ndodhë, është e qartë që zotri Paul Pogba ka mundësi për të zgjedhur një numër të madh klubesh që t’i bashkohet./arbresh.info/
Kryeministri libanez shpreson për ‘faqe të re për Libanin’ p...
Shqipëria 2030 në BE, Rama: Plotësisht e mundur
Banorët hamendësojnë se sa mund të jetë ora
Regjistrohet tërmet në Maqedoninë e Veriut
Abdixhiku pret në takim ambasadorin e Zvicrës, flasin për zg...
Kurti: Forca jonë po rritet vazhdimisht, Republika po fuqizo...